Akademia AAS kampione e U17 për Kategorinë e Parë - FSHF

Akademia AAS kampione e U17 për Kategorinë e Parë

Eshtë zhvilluar sot në orën 16:00, ne kompleksin “Internacional” finalja e Kategorisë së Pare për moshen U17, edicioni 2016-2017. Në këtë finale janë përballur Akademia AAS si fituese e grupit A dhe Luftëtari si fitues i grupit B. Finalen e fitoi Akademia AAS me rezultatin 3-2 pas një ndeshjeje shumë të luftuar midis dy finalistëve, të cilët sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë Superiore për këtë grupmoshe. Medaljet dhe Kupa për fituesit janë dorëzuar nga “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, Sulejman Demollari.