“Abissnet Superiore” në lupën e analistit, prekjet e topave në zonë për çdo skuadër - FSHF

“Abissnet Superiore” në lupën e analistit, prekjet e topave në zonë për çdo skuadër

Cilat janë skuadrat që krijojnë më shumë rrezik për kundërshtarët në kampionatin “Abbisnet Superiore”? Gjuajtjet në portë janë sigurisht një e dhënë e rëndësishme që tregon shumë në këtë aspekt.

Por trajnerët për nevojat e tyre të analizimit të kundërshtarit, kërkojnë shpesh herë të analizojnë edhe një të dhënë tjetër: prekjet e topit në zonën e rreptësisë së kundërshtarëve. Kjo e dhënë ndihmon për disa motive stafet teknike: një skuadër për të krijuar raste të rëndësishme duhet të dërgojë topin në zonën e rreptësisë kundërshtare, duke pasur topin në brendësi të zonës së kundërshtarit do të thotë në një lloj mënyre të arrish të krijosh rrezik për kundërshtarin, siç është shansi për të fituar një korner ose një penallti.

Nëse shikojmë sesa arrijnë të prekin topin në zonën e kundërshtarit skuadrat e “Abissnet Superiore”, të dhënat shpjegojnë edhe renditjen dhe lojën e skuadrave.

Vëzhgimi i këtyre të dhënave të jep mundësinë të kuptosh sesi dërgimi i topit në zonën kundërshtare është i rëndësishëm, por të jep në të njëjtën kohë edhe mundësinë për të shënuar gola dhe siguruar pikë.

Një aspekt që influencon në këtë statistikë të veçantë që kemi marrë në analizë sot është fakti që skuadrat që luajnë në kundërsulm dhe që dërgojnë pak lojtarë në zonën e kundërshtarit kur sulmojnë, do të kenë gjithmonë një numër të pakët prekjesh së topit në zonën kundërshtare.