“Abissnet Superiore”/ Mbyllet java e dytë. Dinamo City mund Vllazninë, Vora mposht Tiranën - FSHF

“Abissnet Superiore”/ Mbyllet java e dytë. Dinamo City mund Vllazninë, Vora mposht Tiranën

Dinamo City – Vllaznia uli siparin e javës së dytë të “Abissnet Superiore”, me sfidën që u luajt sot në mbrëmje në “Elbasan Arena”. Blutë e Dinamos dhuruan spektakël dhe triumfuan 3-1 ndaj Vllaznisë.

Po sot, një fitore të madhe arriti edhe Vora, që mposhti Tiranën në Laç me rezultatin 3-1.

Ndeshjet e tjera të zhvilluara të shtunën prodhuan tre barazime.

Mes spektaklit, Flamurtari – Bylis përfundoi 3-3, Egnatia – AF Elbasani 1-1, ndërsa Partizani – Teuta 0-0.


Duke kontrolluar karten...