Java e 35-të e kampionatit Abissnet Superiore u zhvillua e gjitha pasditen e kësaj të shtune.
Bylis arriti një fitore me shumë vlerë në shtëpi, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Përndreca në minutën e 81-të.
Edhe Laçi mori tri pikë falë një fitoreje minimale ndaj Dinamo City-t, me William Cordeiron që gjeti rrjetën në minutën e 77-të.
Edhe Teuta fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Tiranës. Goli u shënua nga Beshiraj në minutën e 81-të.
Ndërkohë, dy takimet e tjera të javës u mbyllën në barazim. Egnatia – Skënderbeu përfundoi pa gola, ndërsa sfida mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë ishte më e hapur dhe përfundoi 1-1, pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund.
Java e 36-të do të jetë vendimtare për disa nga skuadrat e këtij edicioni.

















