Abissnet Superiore/ Mbyllet java e 32-të, AF Elbasani mposht Tiranën. Triumfojnë edhe Egnatia, Partizani & Skënderbeu - FSHF

Abissnet Superiore/ Mbyllet java e 32-të, AF Elbasani mposht Tiranën. Triumfojnë edhe Egnatia, Partizani & Skënderbeu

Është mbyllur java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Ndeshja e fundit ishte ajo mes AF Elbasanit dhe Tiranës, në stadiumin “Elbasan Arena”, që u mbyll me fitoren e të zotëve të shtëpisë me rezultatin 2-1.

Po sot, Egnatia triumfoi në transfertë ndaj Bylisit me rezultatin 0-2.

Tri takimet e tjera u luajtën të dielën. Partizani u rikthye te fitorja, pasi mposhti në shtëpi Laçin me rezultatin minimal 1-0.

Skënderbeu triumfoi në Korçë me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Dinamo City-t. Ndërsa takimi Vllaznia – Teuta në “Loro Boriçi” u mbyll në barazim pa gola, 0-0.

 


Duke kontrolluar karten...