5x5/ Fitore me goleda dhe shumë emocione në javën e dytë, nis kampionati edhe në Durrës - FSHF

5×5/ Fitore me goleda dhe shumë emocione në javën e dytë, nis kampionati edhe në Durrës

Edicioni i tretë i kampionatit të futbollit amator 5×5 që organizohet një javë nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF nisi një javë më parë në kryeqytet, teksa këtë javë ngriti siparin edhe në zonën e Durrësit.

Në zonën e Tiranës zbritën në fushë të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, teksa ndeshjet e kësaj jave sollën gola e shumë emocione për të gjithë futbollistët, por edhe për tifozët e afruar në kalçeto që ndjekin miqtë e tyre.

Në grupin B, Alliasi, Sonny A.D, Danoçët dhe Barrikada kanë vijuar me fitoret edhe në këtë javë të dytë, duke pasur pikë të plota pas dy javësh kampionat.

Ndërkaq, në grupin C, Jata Market dhe ekipi i Autoktonëve arritën fitoret e para në grup, pasi mundën respektivisht skuadrat e Old Friends-ave dhe Vikingëve. Ndërsa në krye të grupi janë katër ekipe, Futshow, Fc Tigres, Unaza e Re dhe Vila L, që siguruan nga tre pikët e radhës edhe në këtë javë të dytë.

Prestige B mundi Dok Team këtë javë në grupin E, duke marrë kreun e renditjes, që e ndan me ekipin e Ats që gjithashtu triumfoi ndaj Porto Lalzit. Sakaq, Pastaria dhe Immi morën tre pikët e para këtë javë, duke mposhtur respektivisht Inxhinierinë e Ndërtimit dhe Elson.

Sfida e javës në grupin D ishte ajo mes ekipit të Shqiponjave dhe Wolves, me këto të fundit që fituan me shifrat 4-0, marrë kreun e grupit të tyre. Nga ana tjetër, edhe Tech Team fitoi ndaj Mozaikut, duke pasur gjithashtu 6 pikë të plota pas dy javësh kampionat.

Prestige MFC kryeson i vetëm grupin F, pas mundi me rezultatin e thellë skuadrën e OPA, ndërsa në grupin G, Beautiful Albania dhe Julton kanë vijuar edhe këtë javë me rezultatet pozitive, duke qenë në krye të grupit me nga 6 pikë.

Sakaq, kampionati ka zhvilluar edhe javën e parë në zonën e Durrësit, teksa spikati fitorja e thellë e Sallmanit, që fitoi me rezultatin e thellë 11-0 ndaj Fc Tunning.