TRAJNERI CHRISTIAN PANUCCI SHPALL LISTËN E LOJTARËVE PËR MIQËSOREN ME NORVEGJINË - FSHF

TRAJNERI CHRISTIAN PANUCCI SHPALL LISTËN E LOJTARËVE PËR MIQËSOREN ME NORVEGJINË

Trajneri i ekipit kombëtar të fubollit Christian Panucci ka publikuar sot edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore të 26 marsit në Elbasan, me përfaqësuesen e Norvegjisë.

Sikundër është bërë tashmë traditë, tekniku publikon listën me lojtarët disa ditë përpara, teksa më pas për të gjithë gazetarët do të ketë daljen e tij publike në një konferencë për shtyp, ditën e hënë në orën 11.00 në FSHF. Në listën e trajnerit për këtë ndeshje shikohen edhe grumbullimet e disa lojtarëve të rinj që vijnë për herë të parë në  skuadrën kombëtare të futbollit, në një kohë që një pjesë tjetër mungojnë edhe për efekt dëmtimi. Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë të hënën në datë 19 mars, në rezort “Tropikal” në Durrës. Ditën e hënë do të bëhet publike edhe programi i plotë mediatik dhe stërvitor për ekipin kombëtar të futbollit, për gjithë javën e grumbullimit.

Më poshtë vijon lista e lojtarëve të grumbulluar.