KOMBËTARJA U-21, DY NDESHJE MIQËSORE ME AZERBAJXHANIN, TRAJNERI ALBAN BUSHI SHPALL LISTËN! - FSHF
Kombetarja U20 ne ndeshjen e fundit miqesore ne Gjeorgji.

KOMBËTARJA U-21, DY NDESHJE MIQËSORE ME AZERBAJXHANIN, TRAJNERI ALBAN BUSHI SHPALL LISTËN!

Skuadra kombëtare U-21, e cila është në fokusin dhe drejtimin e trajnerit të ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Antalia (Turqi), më përfaqësuesen U-21 të Azerbajxhanit, përkatësisht në datat 21 dhe 26 janar. Sipas programit të Sektorit të Ekipeve Kombëtare, këto dy takime do të luhen, njëra në datë 21 dhe pesë ditë më vonë sfida e dytë në orën 18.00 (ora lokale). Për këtë grumbullim dhe për këto dy ndeshje trajneri i kësaj skuadre Alban Bushi ka grumbulluar futbollistë të datëlindjes: 1997, 1998 dhe 1999, brenda dhe jashtë vendit. Më poshtë do të gjeni edhe listën e lojtarëve që trajneri ka thërritur për miqësoret me Azerbajxhanin në Antalia.