Vrioni rikthehet te goli në Austri, i jep fitoren skuadrës së tij - FSHF

Vrioni rikthehet te goli në Austri, i jep fitoren skuadrës së tij

Një tjetër sulmues i Kombëtares shqiptare ka shënuar emrin te golashënuesit e javës këtë fundjavë.

Bëhet fjalë për Giacomo Vrionin, i cili pasi ka lënë pas problemet fizike që e mbajtën jashtë fushave të blerta për disa javë, është rikthyer sërish te goli me Tirolin në kampionatin austriak.

Sulmuesi shqiptar i dha tre pikët skuadrës së tij, në ndeshjen që Tiroli zhvilloi ndaj Admirës në transfertë. Vrioni e nisi ndeshjen nga stoli dhe do të aktivizohej vetëm në minutën e 61-të në lojë, teksa goli i fitores do të vinte në minutën e fundit të kohës së rregullt, ku ia doli të ekzekutojë në mënyrë të saktë një penallti të fituar.

Ky ishte goli i katërt në 8 ndeshje të luajtura për Giacomo Vrionin me Tirolin në Austri, i cili është huazuar nga ekipi i Juventusit në këtë ekip që nga korriku i këtij viti.


Duke kontrolluar karten...