UEFA Youth League/ Skënderbeu njeh kundërshtarin në “Domestic Champions Path” - FSHF

UEFA Youth League/ Skënderbeu njeh kundërshtarin në “Domestic Champions Path”

Është hedhur sot shorti i “Domestic Champions Path” në UEFA Youth League 2025/26. Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga Skënderbeu U-19, i cili si kampion i vendit në këtë grupmoshë do të marrë pjesë në raundin e parë të “Domestic Champions Path”.

Shorti i zhvilluar në Nyon të Zvicrës ka vendosur që skuadra korçare të përballet me ekipin Inter Club d’Escaldes U-19 nga Andorra. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje më 17 shtator dhe 1 tetor 2025.

Në rast se Skënderbeu kalon këtë raund, atëherë në raundin e dytë do të përballet me Aston Villa FC (ENG).

Skënderbeu U-19 do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në arenën europiane dhe të synojë kualifikimin në fazat e tjera të UEFA Youth League.


Duke kontrolluar karten...