U-21/ Shqipëria ndalet në Bullgari - FSHF

U-21/ Shqipëria ndalet në Bullgari

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë në transfertë, pas sfidës eliminatore kundër Andorras, ku kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-0, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023.

Ndeshja u mbyll në favor të bullgarëve, të cilët fituan me rezultatin 4-0, një sfidë që i shërbeu Alban Bushit si test për të provuar lojtarët për ndeshjet e ardhshme që Kombëtarja do të zhvillojë duke nisur nga muaji shtator.

Formacioni i hedhur në fushën e lojës nga tekniku Bushi: Laroshi, Kalaj, Dragoshi, Smajlaj, Cara, Mehmeti, Gjata, Bushaj, Ismajlgeci (C), Vangjeli, Marku.