U-21/Shqipëria mund Slloveninë 2-0 - FSHF

U-21/Shqipëria mund Slloveninë 2-0

Shqipëria U-21 ka marrë një tjetër fitore të suksesshme këtë të hënë teksa ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Sllovenisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të bukur në “Elbasan Arena”, teksa kërkuan që në pjesën e parë të takimit të gjenin golin e avantazhit. Që në minutën e 5-të të takimit, kuqezinjtë nisin një aksion me Mario Mitaj, i cili i dhuron një top mjaft të bukur Karricës, që e dërgon mjaft mirë te Dobra. Ky i fundit godet, por nuk gjen rrjetën. Skuadra e Bushit tenton edhe në disa raste të tjera, por sllovenët ishin më superiorë në pjesën e parë.

Në 45 minutëshin e dytë të takimit, kuqezinjtë tregojnë “fytyrën” e tyre të vërtetë. Që në fillimin e kësaj pjesë, Ernest Muçi krijon dy aksione në portën kundërshtare, por nuk finalizon. Në minutën e 52-të, kuqezinjtë kalojnë në avantazh me Karricën, i cili merr mjaft bukur një top nga talenti Mario Mitaj, duke kaluar në epërsi ekipin e Shpresave, të cilët nuk kënaqen me vetëm një gol. 6 minuta më vonë është Armando Dobra ai i cili dyfishon shifrat.

Një asist i shkëlqyer i Ndreçkës, i cili dhuron një top për Dobrën, i cili godet bukur me kokë dhe dërgon topin në rrjetën kundërshtare. 2-0 për Shqipërinë, që në minutat e mbetura të takimit, krijon edhe disa raste të tjera si dhe kontrollon mirë lojën, duke ruajtur avantazhin e dyfishtë. Në minutat shtesë të takimit, gjyqtari akordon një penallti në favor të sllovenëve, por që grushtohet nga portieri shqiptar Angelo Tafas.

Ndeshja mbyllet me rezultatin final 2-0, me Shqipërinë U-21 që renditet në vendin e dytë në grupin G me 9 pikë, po aq sa Republika Çeke, që do të luajë nesër kundër Kosovës. Pjesë e grupit G është edhe Anglia, dhe Andorra.

Shqipëri U21 – Slloveni U21 2-0

Golat: 52′ Karrica, 58′ Dobra

Shqipëria: Tafas, Marku, Selmani, Pëllumbi, Mitaj, Dobra (68’ Toçi), Çelhaka (92’ Vangjeli), Asllani, Ndrecka, Muçi (77’ Cara), Karrica (77’ Lakti).

Trajner: Alban Bushi

Sllovenia: Turk, Spanring, Stojanoviç, Laci, Pavloviç, Casar, Zabukovnik (81’ Cipot), Svetlin, Matko, Begiç, Bosilj.

Trajner: Milenko Açimoviç