U-19/ Kuqezinjtë fitojnë edhe miqësoren e dytë me Malin e Zi - FSHF

U-19/ Kuqezinjtë fitojnë edhe miqësoren e dytë me Malin e Zi

Shqipëria U-19 ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar ndaj Malit të Zi, me rezultatin 1-0.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu zhvilluan një ndeshje të mirë, duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Gjithçka u zgjidh që në pjesën e parë të takimit, pas një goditjeje dënimi nga ekipi ynë dhe gabimit të kundërshtarit malazez, që e dërgoi topin me kokë më rrjetën e tij, duke kaluar në avantazh kuqezinjtë.

Edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes, skuadra e Cungut kontrolloi mirë lojën, duke krijuar rezultate dhe duke mbajtur të pandryshuar rezultatin deri në fundin e takimit.

Kjo ishte miqësorja e dytë për Shqipërinë U-19 në pak ditë, dy teste të mira që i shërbyen teknikut Cungu për të krijuar një ide përfundimtare mbi grupin e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022, ku skuadra jonë është shortuar në grupin 7, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndeshjet do të luhen në Shqipëri në datat 10, 13 dhe 16 nëntor.

Shqipëria zbriti në fushë me këtë formacion: Simoni, Dervishi (Greca), Bytyqi (Burgaj),  Nerguti, Azizi, Berisha, (Mata),Janaqi, Bibo (Alivoda), Qefalija (Rusta), Arapi (Pjeshka), Shpendi.

× WhatsApp