U-18 / Shqipëria mundet 1-0 nga Italia - FSHF

U-18 / Shqipëria mundet 1-0 nga Italia

Kombëtarja shqiptare e 18 vjeçarëve ka zhvilluar mbrëmjen e sotme ndeshjen miqësore ndaj Italisë U-18. Sfida e luajtur në Qendrën stërvitore të Kombëtares italiane, Coverciano, ka përfunduar në favor të vendasve, me rezultatin minimal 1-0.

Ekipi ynë zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, me një pjesë të parë të barabartë ku të dy skuadrat ishin të rrezikshme në portat respektive. Kuqezinjtë u ndëshkuan në minutën e 39-të nga vendasit, të cilët shfrytëzuan një pakujdesi në mbrojtjen tonë. Në fraksionin e dytë të lojës trajneri Ardi Behari bëri 6 zëvëndësime, dhe skuadra jonë mori kontrollin e lojës në dorë, me djemtë kuqezi që në 20 minutat e fundit ju afruan shumë herë golit por pa arritur të finalizojnë me sukses. Gjithçka u mbyll me golin e minutës së 39-të për Italinë.

Ditën e premte, 13 gusht, ora 11:00, në Coverciano do të jetë rradha e Kombëtares U-19 të zbresë në fushën e lojës përballë bashkëmoshatarëve italianë. Ky do jetë testi i tretë për tajnerin Cungu, pas dy miqësoreve të luajtura me Kosovën. Në shtator kuqezinjtë do të luajnë dy miqësore ndaj Izraelit, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian.

Itali U-18 – Shqipëri U-18 1-0

Formacioni i Shqipërisë U-18: Simoni, Sota, Thaleb, Çipi, Azizi, Tahiri, Lika, Kote, Halilaj, Celaj, Nikqi. U aktivizuan: Kaceli, Biba, Cupani, Cungu, Nako, Prendi, Stafa.

Trajner: Ardi Behari