U-18 / Flasin Lika dhe Tahiri: Një ditë duam të luajmë për Kombëtaren e madhe - FSHF

U-18 / Flasin Lika dhe Tahiri: Një ditë duam të luajmë për Kombëtaren e madhe

Kuqezinjtë 18 vjecarë janë duke zhvilluar grumbullimin intensiv shtatë ditor në kuadër të ndeshjes miqësore që skuadra e drejtuar nga Ardi Behari do të zhvilloj ndaj Italisë më 12 gusht, në Coverciano. Pas miqësores së luajtur të dielën me U-17, fshf.org ka intervistuar dy autorët e golave, me Likën që grumbullohet për herë të parë në Kombëtare, i ftuar pas seleksionimeve që u zhvilluan pak kohë më parë në Itali.

Ardit Lika, sulmues i cili në Itali aktivizohet për Livornon, nuk e fsheh kënaqësinë e të veshurit të fanellës kuqezi: “Jam shumë krenar që jam këtu i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare dhe do te japim gjithҫka për të fituar kundër Italisë. Po bëjmë një javë stërvitje shumë të mirë që të fitojmë ndaj Italisë. E ardhmja? Plani dhe ëndrra ime është që një ditë të shkoj në Serie A e të jem futbollist profesionist”, është shprehur Lika.

Jurgen Tahiri, luan si mbrojtës te Kaljari, nuk është në grumbullimin e parë me skuadrën Kombëtare, por emocionet janë si të ditës së parë. “Jam shumë i kënaqur që ndodhem në grumbullim. Nuk është hera e parë që grumbullohem nga Kombëtarja. Kënaqësi që vlerësohet sakrifica ime, gëzim është edhe për familjen time kjo arritje. Unë dua që një ditë të luaj për ekipin e parë të Shqipërisë. Për ndeshjen me Italinë pres që të jetë një sfidë e bukur duke parë që është një vëndet me futbollin më të fortë në botë. Ëndrra juaj futbollistike? Dua të bëhem futbollist profesionist dhe të luaj me Kombëtaren shqiptare”.


Duke kontrolluar karten...