Turneu i përfaqësueseve rajonale/ Fieri kalon në finalen e moshës U-15 ku gjen Tiranën - FSHF

Turneu i përfaqësueseve rajonale/ Fieri kalon në finalen e moshës U-15 ku gjen Tiranën

Janë luajtur sot në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit ndeshjet e radhës në Turneun e Përfaqësuesve Rajonale të organizuar nga FSHF. Përballë njëra tjetrës janë vënë ekipet e moshës U-15 të zyrave rajonale të Fierit, Elbasanit, Korçës dhe Gjirokastrës.

Në duelin hapës të ditës, Fieri dhe Gjirokastra dhuruan një ndeshje të bukur e me spektakël golash. Skuadra fierake e drejtuar nga trajneri Sokol Argjendari triumfoi në këtë ndeshje, duke fituar me rezultatin 5-2. Për Fierin golat u shënuan nga Ibishi, Mernica (2), Shabanaj dhe Sulo, ndërsa për Gjirokastrën golat u realizuan nga Peçi dhe Ajdini.

Sfida e dytë e ditës ishte Korça-Elbasani, që përfundoi me fitoren 2-0 të skuadrës elbasanase, që drejtohej nga trajneri Eriol Merxha. Të dy golat u shënuan që në pjesën e parë nga Dhepa dhe Tafaj.

Në finale u përballën dy skuadrat fituese të ndeshjeve të para, Fieri-Elbasani, me ekipin fierak që siguroi finalen e madhe të moshës U-15 me fitoren 2-0. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Sulo dhe Beta.

Korça dhe Gjirokastra luajtën për vendin e 3-të, teksa ky duel u fitua nga ekipi korçar i drejtuar nga trajneri Ylli Çekiçi me rezultatin 3-2 pas 90 minutave emocionuese. Për Korçën shënuan Meçaj (2) e Cenolli 62’, ndërsa për Gjirokastrën i realizoi të dy golat Shkurta.

Me përfundimin e katër sfidave, Fieri ia doli të kualifikohet për në finalen e grup-moshës U-15 ku do të sfidojë Tiranën në duelin që do të luhet më datën 15 dhjetor.

Si zakonisht të ndeshjet e zhvilluara sot në Fier u ndoqën nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese, specialisti i Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Denis Lilo, trajnerët e moshave Ardi Behari, Ervin Bulku, Armand Damo, Agron Kërçova si edhe përfaqësues të zyrave rajonale të FSHF.

Më poshtë edhe rezultatet e ndeshjeve të sotme për grup-moshën U-15 dhe kalendari i plotë i turneut rajonal.

 

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13

Kalendari i ndeshjeve:

U-14 dt.2009: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.06.12.2021 (E hënë)

Tirana – Lezha   2-1

Golat: Elson Himallari 8’, Mateo Maçi 10’ / Dionis Peraj 55’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

 

Durrës – Shkodër     4-4 (9-10 me penallti)

Golat: Ergi Mansaku 8’, 12’, Brajan Dedja 17’, Shaban Kolgjini 28’/ Argent Nika 21’, 50’, 60’, Brendon Krepi 24’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

 

FINALJA

Tirana – Shkodra     5-0

Golat: Ismail Ademi 10’, Mateo Maçi 22’, Glen Gugalli 50’, Kevin Zhega 55’, Daors Vllahu 60’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

 

Vendi i 3-të & 4-t

Durrësi – Lezha     1-3

Golat: Shahin Cara 12’ / Gjergj Shyti 16’, 22’, 37

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

U-14 dt.2009: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.07.12.2021 (E martë)

 

Fieri – Gjirokastër    5-0

Golat: Gremi 8’, D. Allushaj 14’, Mahmutaj 23’, Lushaku 28’, K. Allushaj 44’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier

Korça – Elbasani     3-4

Golat: Bendo 9’, Idrizi 50’, Locka 55’ / Sharon 13’, Kazazi 32’, 48’, Miraka 43’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

 

FINALJA

Fieri – Elbasani     1-0

Golat: Budo 52’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

 

Vendi i 3-të & 4-t

Korça – Gjirokastra    1-2

Golat: Çeçi 24’ (11m) / Rajdho 9’, 10’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier

U-15 dt.2008: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.08.12.2021 (E mërkurë)

 

Tirana – Lezha         5-3

Golat: Shega 6’, Mihana 45’, 51’, Zoto 58’, Nela 62’ / Rama 44’, Sela 64’, Lleshaj 66’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Durrës – Shkodër    4-4 (8-7 me penallti)

Golat: Myrta 25’, Muzhaqi 42’, Çullhaj 46’, 65’ / Broqi 5’, Prendi 7’, 58’, Sukaj 37’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

 

FINALJA

Tirana – Durrësi      2-0

Golat: Shega 31’, Mihana 49’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

 

Vendi i 3-të & 4-t

Lezha – Shkodër      7-2

Golat: Lleshaj 15’, 24’, 50’, Sela 30’, Marqeshi 55’, Gjini 56’, Sufja 59’ / Volumi 10’, Fusha 12’

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

U-15 dt.2008: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër

Dt.09.12.2021 (E enjte)

 

Fieri – Gjirokastër               5-2

Golat: Ibishi 7’, Mernica 9’, 18’, Shabanaj 56’, Sulo 60’ / Peçi 50’, Ajdini 53’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier 

Korça – Elbasani                 0-2

Golat: Dhepa 5’, Tafaj 30’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

 

FINALJA

Fieri – Elbasani                    2-0

Golat: Sulo 62’, Beta 64’     

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

Vendi i 3-të & 4-t

Korça – Gjirokastër            3-2

Golat: Meçaj 14’, 49’, Cenolli 62’ / Shkurta 29’, 65’

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

U-13 dt.2010: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.13.12.2021 (E hënë)

 

Tirana – Lezha

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz                   Mosha U-13, ora 10:30

Durrës – Shkodër

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz                   Mosha U-13, ora 10:30

 

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                   Mosha U-13, ora: 12:00

 

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz                   Mosha U-13, ora: 12:00

U-13 dt.2010: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër
Dt.14.12.2021 (E martë)

 

Fieri – Gjirokastër

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                          Mosha U-13, ora 11:00

Korça – Elbasani

Aneksi i stadiumit “Loni Papuciu” Fier                          Mosha U-13, ora 11:00

 

Ndeshja finale & ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                          Mosha U-13, ora 12:30

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                         Mosha U-13, ora 12:30

Finalet
Dt. 15.12.2021 (E mërkurë)

Tirana – Fieri

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz ose Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë ose “Elbasan Arena”             Mosha U-15

Dt. 16.12.2021 (E enjte)

Tirana – Fieri

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz ose Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë ose “Elbasan Arena”             Mosha U-14 

Fituesit e moshës U-13 në Kamëz dhe në Fier

“Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz ose Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë ose “Elbasan Arena”             Mosha U-13

 


Duke kontrolluar karten...