Turneu i ekipeve përfaqësueseve rajonale / Durrësi, ekipi i parë finalist për grupmoshën U-14 - FSHF

Turneu i ekipeve përfaqësueseve rajonale / Durrësi, ekipi i parë finalist për grupmoshën U-14

Ka nisur të luhet që nga e hëna turneu i përfaqësueseve rajonale për moshat U-15, U-14 dhe U-13. Ky turne, që zhvillohet çdo vit, ka si synim evidentimin e talenteve të reja që janë pjesë e kampionateve rajonale të organizuara nga FSHF-ja si dhe vëzhgimin e tyre nga stafi i ekipeve Kombëtare në FSHF. Ditën e djeshme janë zhvilluar ndeshjet e para për grupmoshën nën 14 vjeç në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Tirana luajti kundër Lezhës, në një sfidë që prodhoi 8 gola, që përfundoi me barazimin 4-4. Ndeshja u vendos nga penalltitë, ku lezhjanët u treguan më të saktë, duke fituar 4-5. Nën 14 vjeçarët e Durrësit u përballën me Shkodrën, në një ndeshje që u mbyll në favor të durrsakëve, të cilët gjetën tre herë rrugën e rrjetës, ndërsa Vllaznia shënoi vetëm një gol nderi, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-1.

Sipas rregullores së vendosur, dy ekipet fituese u përballën me njëra-tjetrën, për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkojë në finale.

Kështu, ekipi i Lezhës që fitoi ndaj Tiranës u përball me Durrësin, me këta të fundit që zhvilluan një ndeshje fantastike, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Skuadra durrsake bëhet kështu finalistja e parë e këtij turneu. Ndërkaq, dy ekipet humbëse, Tirana dhe Shkodra luajtën me njëra-tjetrën për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt. Sfida u mbyll me fitoren e shkodranëve, të cilët triumfuan me rezultatin 4-2, duke u renditur të tretët në këtë edicion të këtij turneu.

Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e tjera të kësaj grupmoshe, në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”, në Fier, ku do të përcaktohet edhe ekipi fitues që do të luajë në finalen e kësaj grupmoshe kundër ekipit të Durrësit më 1 korrik.

  1. Fieri – Elbasani

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                                               Mosha U-14, ora: 09:00 

  1. Korçë– Gjirokastër

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier                                               Mosha U-14, ora: 09:00

  • Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
  1. Fituesit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                Mosha U-14, ora: 10:00  

  1. Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier                                                Mosha U-14, ora: 10:00