“Torneo delle Nazioni 2021” / Shqipëria U-17 mundet nga Rusia në ndeshjen e dytë - FSHF

“Torneo delle Nazioni 2021” / Shqipëria U-17 mundet nga Rusia në ndeshjen e dytë

Shqipëria U-17 ka luajtur pasditen e së premtes ndeshjen e dytë në “Torneo delle Nazioni 2021” që po zhvillon edicionin e 17-të në Venecia të Italisë. Kombëtarja e 17-vjeçarëve sfidoi Rusinë në një duel, ku rusët arritën të dominonin duke fituar me rezultatin bindës 4-0.

Skuadra kuqezi e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku bëri një pjesë të parë të balancuar, duke mbajtur nën kontroll rusët, që vinin në këtë sfidë pas fitores me goleadë 5-0 në ndeshjen e parë të turneut ndaj Maqedonisë së Veriut.

Gjithsesi, në minutën e 24-t Rusia shënon golin e parë me anë të Kozlov. Pjesa e parë mbyllet me fitoren 1-0 të Rusisë, ndërkohë që në pjesën e dytë rusët shënon edhe tre gola të tjera duke fiksuar shifrat përfundimtare në 4-0.

Turneu nuk mbaron këtu për Kombëtaren U-17, që do të luajë ndeshjen e fundit më 27 qershor ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa finalja do të luhet mes Rusisë dhe Sllovenisë, me këtë të fundit që triumfoi në ndeshjen tjetër të luajtur po sot ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin e ngushtë 1-0.

Rusi – Shqipëri 4-0

Golat: Kozlov 24′, Kishiev 55′, Kolyshev 57′, Chenchikov 80′

Shqipëria: Totoshi, Muça, Ramaj (Kacurri 60’), Nuredini, Ajeti (Shtraza 53’), Kurti (Pire 50’), Syla (Zaganjori 60’), Kasa (Ageja 55’), Dama (Haxhari 46’), Dobruna(Xhixho 43’), Sulejmani.
Trajner: Ervin Bulku