Futbollisti i talentuar shqiptar, Ernest Muçi ka bërë një start të mirë të sezonit me skuadrën e tij, Legia Varshavë në Poloni. Muçi e nisi takimin e javës së parë të kampionatit elitar polak ndaj Visla Plok si titullar dhe ishte protagonist kryesor i kësaj sfide.
Në minutën e 28-të pasi një aksioni individual nga e majta, shqiptari depërton nga e majta në qendër të fushës dhe provon shansin me një goditje nga distanca.
Topi i goditur mjeshtërisht prej tij përfundon në trekëndëshin e djathtë të portës dhe i jep avantazhin Legia Varshavës. Debutim i shkëlqyer për sulmuesin 20-vjeçar të ekipit Kombëtar U-21, i rritur te KF Tirana e që u transferua në fillim të këtij viti në Poloni.
Goli do të rezultonte vendimtar teksa Legia e fitoi sfidën me rezultatin 1-0. Muçi do të zëvendësohej në minutën e 81-të të sfidës, por nisja e mirë premton një sezon mjaft të mirë për sulmuesin shqiptar.

















