Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë zgjedh delegatët për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF dhe miraton statutin e ri - FSHF

Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë zgjedh delegatët për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF dhe miraton statutin e ri

Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë anëtarët e saj për të miratuar statutin e ri të shoqatës, zgjedhjen e delegatëve që do ta përfaqësojnë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së si edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Në fillim të mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, e martë, 20 Prill 2021, kryetari i SHRFK, Ilirjan Përmeti , pasi prezantoi para anëtarëve rendin e ditës, u shpjegoi atyre procesin e riorganizimit si edhe nevojën për përshtatjen e statutit me rregullat e reja të anëtarësisë në FSHF.

Synimi i këtij riorganizimi është që secila Shoqatë Rajonale të organizojë në mënyrë të pavarur futbollin në çdo rajon dhe përfaqësimin në mënyrë të barabartë të futbollit profesionist dhe atij amator në vendimmarrje, duke qenë që të gjithë të përfaqësuar.

Pas verifikimit të përbërjes së mbledhjes, u vijua me procesin e pranimit të anëtarëve të rinj në këtë shoqatëqë janë KF Maliqi, SHF Gramozi, Bilisht Sporti dhe Akademia SkëndërbeuTë gjitha këto subjekte në fjalë plotësojnë kriteret statutore për t’u anëtarësuar dhe kishin paraqitur pranë Shoqatës të gjithë dokumentacionin përkatës të nevojshëm. Anëtarët e SHRFK votuan unanimisht për pranimin e anëtarëve të rinj.

Më pas, u kalua në shqyrtimin e projekt-statutit të ri të shoqatës, që u ishte prezantuar më parë anëtarëve të SHRFK e që u miratua gjithashtu me konsensus në përfundim të diskutimeve. Në fund, u zgjodhën delegatët me të drejtë vote, të cilët do të përfaqësojnë shoqatën në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, të cilët janë Ilirjan Përmeti dhe Roland Shkëlqimi.