Sfida e “Abissnet Superiore”, Kukësi-Dinamo luhet të mërkurën në “Elbasan Arena” - FSHF

Sfida e “Abissnet Superiore”, Kukësi-Dinamo luhet të mërkurën në “Elbasan Arena”

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit dëshiron t’ju informojë se ndeshja e javës së 16-të të Abissnet Superiore, Kukësi-Dinamo, do të zhvillohet ditën e mërkurë, në orën 16:45, në “Elbasan Arena”.

Kjo përballje do të jetë e fundit për javën e 16-të e cila i luan 4 ndeshjet e tjera ditën e shtunë dhe të dielë.

Kukësi vazhdon të luajë si udhëtues duke mos pasur ende mundësi për të luajtur në stadiumin e ri që është ndërtuar. Fusha e “Kukësi Arena” është inspektuar nga Kostas Poulios, eksperti i firmës së specializuar për fushat “Hellasod”.

Pas inspektimit të zhvilluar ditën e premte, është marrë vendimi se fusha nuk është ende gati dhe nuk do të rrezikohet në përdorimin e saj për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave që kanë pamundësuar lëshimin e rrënjëve të tapetit.