Rinovimi i licencave B, A dhe PRO. Njihuni me datat e rinovimit - FSHF

Rinovimi i licencave B, A dhe PRO. Njihuni me datat e rinovimit

Drejtoria Teknike pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë trajnerët që janë të pajisur me një licencë të nivelit B, A dhe PRO se java e tretë e muajit gusht do të jetë java e rinovimit të këtyre licencave.

Të gjithë trajnerët që zotërojnë këto licenca që prej vitit 2018, duhet të marrin pjesë në këto kurse për të rinovuar kartonin, ndryshe nuk do të lejohen të drejtojnë në sezonin e ri.

Rinovimi i këtyre licencave që do të bëhet pranë Shkollës së Trajnerëve në Qendrën Sportive Kamëz, do të shoqërohet me një taksë regjistrimi, që përfshin përditësimin dhe rinovimin e saj.

Më poshtë do të gjeni datat e rinovimit të licencave dhe tarifat e regjistrimit:

Rinovimi i licencës UEFA B – 16-18 gusht, 5.000 lekë në total

Rinovimi i licencës UEFA A – 19-21 gusht, 7.000 lekë në total

Rinovimi i licencës UEFA PRO – 23-25 gusht, 10.000 lekë në total

Trajnerët që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij procesi duhet të dërgojnë një e-mail në adresën zyrtare të Drejtorisë Teknike : drejtoria.teknike@fshf.al

× WhatsApp