Rey Manaj shijon formën e mirë në Spanjë, vjen goli i 10-të sezonal - FSHF

Rey Manaj shijon formën e mirë në Spanjë, vjen goli i 10-të sezonal

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj vazhdon të tregojë një formë të mirë duke gjetur sërish golin me Barcelonën B në Spanjë.

Shqiptari realizoi një gol me peshë nga pika e badhë e 11-metërshit në minutën e 67-të të takimit ndaj Villareal B, duke i dhuruar kështu klubit katalanas suksesin në shifrat 3-2.

Ky ishte goli i 10-të i sezonit për Rey Manajn me Barcelonën B në 18 ndeshje të luajtura, teksa forma e treguar prej tij në javët e fundit ka qenë mjaft e mirë. Falë edhe golave të shqiptarit ekipi i Barcelonës B mund të hyjë në “play-off”-in që i siguron një vend në ligën e dytë spanjolle.

Një tjetër lajm i mirë për repartin kuqezi të përfaqësueses shqiptare.