Kampionati i shkollave “Replay Cup”, i cili po organizohet nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me kompaninë “Elka”, ka arritur në pikën kulmore, pasi janë përcaktuar finalet për djem dhe vajza.
Bedri Llagami (Tiranë) dhe Dhaskal Todri (Elbasan) do të ndeshen në finalen e “Replay Cup” për djem. Në gjysmëfinale, Bedri Llagami mposhti Prenkë Jakovën me rezultatin 3-2, ndërsa Dhaskal Todri mundi Petro Sotën me rezultatin 4-2.
Pandeli Cale (Korçë) dhe Bedri Llagami (Tiranë) janë finalistet e “Replay Cup” për vajza. Pandeli Cale mundi në gjysmëfinale At Shtjefën Gjeçovin me rezultatin 4-1, ndërsa Bedri Llagami mposhti Kristaq Shtembarin me rezultatin 3-2.
Kampionati i shkollave “Replay Cup” synon të promovojë futbollin në shkolla dhe të nxisë përfshirjen e vajzave dhe djemve në këtë lojë. Në këtë edicion të parë morën pjesë 16 ekipe shkollash nga 8 shoqatat rajonale të futbollit: Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha, Elbasani, Gjirokastra, Korça dhe Fieri.
Ndeshjet finale për djem dhe vajza do të luhen më 2 maj, në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:30.
“Replay Cup” djem:
Gjysmëfinale: Prenkë Jakova vs Bedri Llagami – 2-3
Gjysmëfinale: Dhaskal Todri vs Petro Sota – 4-2
Finalja: Bedri Llagami vs Dhaskal Todri – 2 maj, 14:30, “Shtëpia e Futbollit”
“Replay Cup” vajza:
Gjysmëfinale: At Shtjefën Gjeçovi vs Pandeli Cale – 1-4
Gjysmëfinale: Kristaq Shtembari vs Bedri Llagami – 2-3
Finalja: Bedri Llagami vs Pandeli Cale – 2 maj, 14:30, “Shtëpia e Futbollit”




















