Presidenti i FSHF-së, Armand Duka uron z. Noel le Graet për rizgjedhjen në krye të Federatës Franceze të Futbollit - FSHF

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka uron z. Noel le Graet për rizgjedhjen në krye të Federatës Franceze të Futbollit

Presidenti i FSHF-së, z. Armand Duka i ka përcjellë sot homologut të tij, kreut të Federatës franceze të futbollit, z. Noel le Graet, urimet e tij më të sinqerta për rizgjedhjen në krye të Federatës Franceze të Futbollit edhe për katër vitet e ardhshme.

Presidenti Duka shkruan se “Në emër të Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të ngrohta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Franceze të Futbollit. Unë besoj se rizgjedhja juaj do të vazhdojë të sjellë edhe më tej zhvillimin e Federatës tuaj, dhe ju uroj shumë suksese juve dhe kolegëve tuaj.

Shfrytëzoj këtë rast për të theksuar se besoj shumë që puna jonë së bashku do të bazohet në solidaritet dhe parime miqësie, për të mirën e futbollit.

Edhe një herë më lejoni t’ju uroj suksese të mëdha dhe të konfirmoj të gjithë mbështetjen tonë për Ju dhe për Federatën Franceze të Futbollit”.