Presidenti Duka uron presidentin e rizgjedhur në krye të Federatës Suedeze të Futbollit, Karl-Erik - FSHF

Presidenti Duka uron presidentin e rizgjedhur në krye të Federatës Suedeze të Futbollit, Karl-Erik

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dërguar këtë të hënë një letër urimi presidentit të rizgjedhur në krye të Federatës Suedeze të Futbollit, Karl-Erik Nilsson.

Në letrën e tij, presidenti Duka shprehet: “Në emër të Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të ngrohta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Franceze të Futbollit.

Unë besoj se rizgjedhja juaj do të vazhdojë të sjellë edhe më tej zhvillimin e Federatës tuaj, dhe ju uroj shumë suksese juve dhe kolegëve tuaj.

Shfrytëzoj këtë rast për të theksuar se besoj shumë që puna jonë së bashku do të bazohet në solidaritet dhe parime miqësie, për të mirën e futbollit.

Edhe një herë më lejoni t’ju uroj suksese të mëdha dhe të konfirmoj të gjithë mbështetjen tonë për Ju dhe për Federatën Franceze të Futbollit”.