Presidenti Duka, letër urimi Teutës me rastin e shpalljes kampione e Shqipërisë! - FSHF

Presidenti Duka, letër urimi Teutës me rastin e shpalljes kampione e Shqipërisë!

Ekipi i Teutës u shpall ditën e mërkurë kampion i Kategorisë Superiore për sezonin futbollistik 2020-2021.

Me këtë rast, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të klubit të futbollit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, ku i shpreh urimet e tij më të sinqerta për fitimin e titullit kampion në këtë edicion.

Në urimin e tij, presidenti Duka shprehet se kjo arritje e Teutës ka ardhur si fryt i punës së palodhur të skuadrës bardheblu, angazhimit të madh dhe besimit të thellë.

Ai shprehet se së bashku, pas këtij fundi kampionati, duhet të bashkojnë forcat dhe t’i rikthehen punës për të zhvilluar më tej dhe për të rritur më shumë cilësinë e futbollit shqiptar.

Në fund të letrës së tij, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar i uron suksese Teutës në kompeticionet e UEFA-s, ku klubi durrsak do të marrë pjesë.