Presidenti Duka e sekretari Shulku në takimin e UEFA-s për të ardhmen e kompeticioneve në nivel klubesh - FSHF

Presidenti Duka e sekretari Shulku në takimin e UEFA-s për të ardhmen e kompeticioneve në nivel klubesh

Presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe Sekretari Përgjithshëm Ilir Shulku, janë duke marrë pjesë në takimin e organizuar nga UEFA me Presidentët dhe Sekretarët e Përgjithshëm të të gjithë Federatave anëtare. Ky takim dy ditor zhvillohet në Budapest.

Në këtë takim të rëndësishëm është diskutuar mbi të ardhmen e kompeticioneve në nivel klubesh që organizon UEFA. 55 federatat anëtare janë informuar për dy takimet që ka zhvilluar Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s me Shoqatën e Klubeve Europiane (ECA) dhe Ligat Europiane, gjatë muajit mars dhe maj të këtij viti. Një tjetër pikë e diskutimeve kanë qënë dhe marrëdhëniet e UEFA-s me qeverinë e futbollit botëror si edhe tema të tjera që ndikojnë në të ardhmen e futbollit europian.

Presidenti Duka dhe Sekretari Përgjithshëm Ilir Shulku kanë zhvilluar disa takime me kolegë europianë.