Perfundon turneu “Vllaznimi Cup 2015” - FSHF

Perfundon turneu “Vllaznimi Cup 2015”

Turneu nderkombetar “Vllaznimi Cup 2015” ka mbyllur etapen e dyte te ndeshjeve me grupmoshat U17, U19 dhe ndeshjet e femrave pa kufizim moshe. Aktiviteti u zhvillua brenda 4 ditesh dhe ne te moren pjese 24 ekipe: 12 ekipe ishin te moshes U17, 8 ekipe te moshes U19 dhe 4 ekipe femrash. Ne fund te aktivitetit ne vendin e pare per moshen U17 u rendit “Liria” e Prizrenit, ne vendin e dyte u “Partizani” dhe ne te tretin u rendit ekipi “K.F. Drenica”. Per moshen U19 ne vendin e pare u rendit ekipi “Shkendia” Durres, ne vendin e dyte u rendit ekipi “K.F. Termi” Tirane, ne vendin e trete u rendit ekipi “K.F.Valbona” e Tiranes. Ne kampionatin e vajzave ne vendin e pare u rendit ekipi “Apollonia” Fier, ne vendin e dyte u rendit ekipi “Kinostudio” Tirane dhe ne vendin e trete u rendit ekipi “K.F.Dajti” Tirane. 
Ne turneun e 11 Nderkombetar te futbollit “Vllaznimi Cup 2015″ moren pjese gjithsej 2896 futbolliste, trajnere dhe drejtues klubesh dhe rreth 110 ekipe. E vecanta e ketij aktiviteti ishte pjesemarrja e ekipeve nga Serbia dhe Greqia, te cilet vinin per here te pare ne kete aktivitet. Kete turne e mbuluan me gjykimin e tyre profesionist gjyqtare te Superliges shqiptare, kolegjiumini i gjyqtareve Durres, gjyqtare nga Greqia, Belgjika dhe tre gjyqtare femra nga Maqedonia, te cilat mbajne edhe stemen e FIFA-s. 
Shoqata “Vllaznimi” falenderoi te gjithe bashkëorganizatoret e saj: Federaten Shqiptare Futbollit per mbeshtetjen e vazhdueshme, Bashkine Durres, Ministrine e Arsimit dhe Sporteve, Ligen Shqiptare ne Austri me kryetar Qani Sulejmani, kolegjiumin e gjyqtareve ne Maqedoni, kolegjiumin e gjyqtareve te Janines Greqi, kolegjiumin e gjyqtareve Durres dhe Televizionin Publik Shqiptar, per mbeshtetjen dhe pasqyrimin e ketij aktivitet .


Duke kontrolluar karten...