Përfundon me sukses shtrimi i fushës në stadiumin e Bulqizës - FSHF

Përfundon me sukses shtrimi i fushës në stadiumin e Bulqizës

Federata Shqiptare e Futbollit vijon me investimet në infrastrukturë, që është një nga priorietet kryesore të këtij institucioni.

Së fundmi, qeveria e futbollit shqiptar ka përfunduar me sukses fushën e futbollit në Bulqizë, teksa ka ndërhyrë në tapetin e këtij stadiumi dhe së shpejti pritet të merret në dorëzim nga Bashkia e Bulqizës, që do të garantojë aksesin e rrugëve lidhëse, aksesorët dhe sistemimin e dhomave të zhveshjes.

Ky nuk është investimi i parë në infrastrukturë nga Federata e Futbollit, që po bën ndërhyrje në rinovimin e fushave në disa stadiume të vendit.


Duke kontrolluar karten...