Përcaktohen datat dhe oraret e finaleve play-off për Kategorinë e Parë‏ - FSHF

Përcaktohen datat dhe oraret e finaleve play-off për Kategorinë e Parë‏

Pas përfundimit të sezonit, janë zyrtarizuar edhe datat e oraret e finaleve play-off mes skuadrave nga Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë. Këto dy takime do të përcaktojnë edhe dy skuadrat që do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Sopoti dhe Mamurrasi, që u renditën të parafundit në grupet përkatëse në Kategorinë e Parë, do të luajnë një ndeshje shtesë, përkatësisht kundër Partizanit B dhe Naftëtarit.

Sopoti do të zbresë në fushë të enjten në “Niko Dovana” të Durrësit kundër Partizanit B. Skuadra librazhdase kishte kërkuar fillimisht që ndeshja të luhej në “Elbasan Arena”, ndërkohë që kërkon edhe gjyqtar jo nga Tirana, pas ankesave që pati në ndeshjen e fundit kundër Dinamos.

Në anën tjetër, Naftëtari e Mamurrasi do të sfidojnë njëra tjetrën në stadiumin “Besa” të Kavajës, në të njëjtën orë për të përcaktuar skuadrën tjetër që do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Të dyja takimet do të startojnë në orën 16:00.  

PLAY-OFF

E enjte, 19.05.2016, ora 16.00

Sopoti – Partizani B (stadiumi “Niko Dovana”, Durrës)

Naftëtari – Mamurrasi (stadiumi “Besa”, Kavajë)


Duke kontrolluar karten...