Nuk përmbahet Sokol Cikalleshi, gol dhe asist në Turqi - FSHF

Nuk përmbahet Sokol Cikalleshi, gol dhe asist në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka dhënë një performancë të shkëlqyer sot në Turqi, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një gol tjetër për skuadrën e tij.

Futbollisti i cili luan në radhët e Koniasporit në Turqi, brenda gjashtë minutave lojë ndihmoi në asistimin e golit të parë, që kaloi në avantazh skuadrën turke në minutën e gjashtë të takimit në ndeshjen ndaj Rizesporit. Pesë minuta më vonë, është vetë shqiptari ai që dyfishon rezultatin, me një goditje të bukur nga brenda zonës, që u shëndrrua në gol.

Ky ishte goli i gjashtë i Cikalleshit me fanellën e Koniasporit. Uebsajti i specializuar për statistika, SofaScore, e ka vlerësuar sulmuesin shqiptar si lojtarin më të mirë të ndeshjes, me notën 8.5.

Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer nga 30 vjeçari, Koniaspori nuk arriti ta fitonte ndeshjen, duke u mundur me rezultatin 5-3.