Nuk ndalet Vrioni, sërish dopietë në kampionatin austriak - FSHF

Nuk ndalet Vrioni, sërish dopietë në kampionatin austriak

Sërish Giacomo Vrioni. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po kalon një formë të shkëlqyer në Austri.

Pas tripletës që realizoi javën e kaluar me klubin e tij, futbollisti shqiptar ka arritur të gjejë sërish rrjetën mbrëmjen e sotme, duke shënuar një dy golësh për Tirolin.

Giacomo Vrioni kaloi fillimisht në avantazh skuadrën e tij, pasi ekzekutoi në mënyrë të saktë një penallti në minutën e 12-të.

Ndërsa në pjesën e dytë, Vrioni shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Tirolin, pas një asisti, që sulmuesi kuqezi e shfrytëzon më së miri, duke i shpëtuar portierit dhe duke e dërguar topin në rrjetë, dy minuta para se të mbyllej koha e rregullt.

Edhe në këtë ndeshje, sipas uebsajtit të specializuar për statistika “Sofascore”, Vrioni është vlerësuar me notën 9, duke qenë kështu futbollisti më i mirë i ndeshjes. Në 11 ndeshje me Tirolin, futbollisti kuqezi ka shënuar 10 gola.