"Niko Dovana" investimi i radhës i FSHF-së - FSHF

“Niko Dovana” investimi i radhës i FSHF-së

Vazhdojnë me ritëm intensiv punimet në fushën e stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ka mbaruar rinovimi i gjithë dranazhimit të fushës, është rinovuar sistemi i vaditjes,  teksa janë finalizuar shtresat e bazamentit dhe pritet shtrimi i tapetit të barit natyral brenda një jave.

Tjetër investim i rëndësishëm për infrastrukturën e futbollit shqiptar.