Niko Dovana, investimi i radhës i FSHF-së - FSHF

Niko Dovana, investimi i radhës i FSHF-së

Në një tjetër fushë stadiumi vazhdojnë me ritëm intensive punimet. Bëhet fjalë për fushën e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, një tjetër investim i FSHF-së, që po punon për të përmirësuar infrastrukturën në vend, që është edhe një nga prioritetet kryesore të saj.

Aktualisht, ka përfunduar rinovimi i gjithë dranazhimit të fushës, është rinovuar sistemi i vaditjes, teksa janë finalizuar shtresat e bazamentit dhe pritet shtrimi i tapetit të barit natyral brenda një jave.

Ky është një tjetër investim i rëndësishëm për infrastrukturën e futbollit shqiptar, që është vetëm një nga ato që Federata ka nisur prej kohësh.