Miqësorja / Shqipëria U-18 triumfon përballë kuqezinjve 17 vjeҫarë - FSHF

Miqësorja / Shqipëria U-18 triumfon përballë kuqezinjve 17 vjeҫarë

Kombëtarja shqiptare e 18 vjeҫarëve ka luajtur mbrëmjen e djeshme një ndeshje miqësore me Shqipërinë U-17, në kuadër të përgatitjeve që skuadra U-18 është duke zhvilluar për miqësoren ndaj Italisë, e cila do të zhvillohet në 12 gusht në Coverciano. Trajnerët Behari dhe Bulku e shfrytëzuan këtë ndeshje për të parë në aksion të gjithë grupin e lojtarëve si edhe për të testuar elementët që vijnë për herë të parë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Shkumbini të qytetit të Peqinit përfundoi 2-0 në favor të 18 vjeҫarëve. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ardi Behari zhvilloi një lojë mjaft të mire në pjesën e parë, duke qënë superiorë dhe duke arritur të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës me anë të Jurgen Tahirit në minutën e 20-të ndërkohë që Ardit Lika shënoi në minutën e 35-të. Të dy gola ‘italianë’, me Tahirin dhe Likën që vijnë nga Kaljari dhe Livorno. Në pjesën e dytë trajnerët aktivizuan të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion. Pavarsisht dëshirës dhe mundësive të krijuara në të dy portat respektive rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Shqipëria U-18 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni, Kaceli, Ҫipi, Azizi, Stafa, Tahiri, Kote, Halilaj, Lika, Nikqi, Celaj. U aktivizuan: Biba, Taleb, Sota, Prendi, Topi, Nako, Cupani.

Shqipëria U-17: Totoshi, Basha, Koleci, Marku, Kurti, Lulaj, Kacmollari, Xhixho, Zaganjori, Shtraza, Idrizi. U aktivizuan: Kiri, Celkupa, Kashari, Reci, Damini, Kurti, Guci, Ageja, Berberi, Cela.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Behari vazhdojnë grumbullimin në qytetin e Elbasanit, përpara se të transferohen në Coverciano, ku më 12 gusht, në orën 18:00, do të luajnë miqësoren ndaj Italisë.