Legjionarët/ Çekiçi eurogol në Turqi, ndër më të mirët në fushë - FSHF

Legjionarët/ Çekiçi eurogol në Turqi, ndër më të mirët në fushë

Futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit vijojnë të bëjnë paraqitje mjaft të mira me ekipet e tyre.

Kësaj radhe bëhet fjalë për mesfushorin kuqezi, Endri Çekiçi, i cili ka shënuar një gol këtë të shtunë me skuadrën e Ankaraguxhu në ndeshjen kundër Goztepe.

Çekiçi merr mjaft bukur një top në hyrje të zonës nga Kiçiu, duke e shfrytëzuar shumë mirë me të djathtën dhe ku arriti të shënojë një eurogol.

Shqiptari, i cili e nisi ndeshjen si titullar bëri një ndeshje mjaft të mirë, duke u vlerësuar edhe si një nga lojtarët më të mirë në fushë nga SofaScore.

Endri Çekiçi ka luajtur deri tani 21 ndeshje me ekipin turk, ku në 16 ndeshje është aktivizuar që në minutën e parë dhe ka arritur të shënojë dy gola.