Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19 / Përcaktohen dy çiftet finaliste - FSHF

Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19 / Përcaktohen dy çiftet finaliste

Janë zhvilluar këtë të diel ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2021 për grupmoshat U-17 dhe U-19, ndeshje të cilat kanë përcaktuar skuadrat që do të diskutojnë ndërmjet tyre trofeun për sezonin 2021-2022.

Partizani dhe Internacionali janë dy ekipet që do të përballen me njëri-tjetrin për të qenë triumfues të këtij kompeticioni në këtë edicion për grupmoshën U-19.

Të dyja skuadrat zhvilluan këtë të diel ndeshjet e fazës gjysmëfinale, ku Partizani mundi ekipin e Football Republic me rezultatin minimal 0-1. Një gol i Januzit në minutën e 73-të të takimit i siguroi të kuqve biletën për në finalen e kësaj gare.

Sakaq, ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Tiranës dhe Internacionalit, nxorri fitimtarë këta të fundit, që u treguan më të saktë nga penalltitë. Të dy ekipet prodhuan lojë të bukur, me ndeshjen që u hap që në minutën e 6-të, me Grecën që kalon në avantazh Internacionalin, por pas vetëm dy minutash, Tirana barazon rezultatin me Tafa-n. Pas 82 minutash pa gol, skuadrat iu drejtuan 11-metërshave, përmes të cilave, Internacionali siguroi finalen.

TURI 1/2 KUPA E SHQIPËRISË U-19

Football Republic 0-1 Partizani

Tirana 1-1 Internacional   (2-4 penallti)

FINALE

Partizani – Internacional

Sakaq, nga ana tjetër, këtë të diel janë zhvilluar edhe dy sfidat gjysmëfinale të grupmoshës U-17, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, ku në finale kanë dalë Vllaznia dhe Durrësi 04, që mundën Apoloninë dhe Football Republic.

Bregdetarët kishin përballë në gjysmëfinale ekipin e Football Republic, në një ndeshje plot emocione dhe raste shënimi për të dyja skuadrat. Goli i vetëm dhe që kaloi durrsakët në finale erdhi vetëm në minutat shtesë të kohës së rregullt, me Dokon që kaloi në avantazh dhe i siguroi biletën për në finalen e këtij edicioni skuadrës së tij.

Totalisht një tjetër lojë zhvilluan shkodranët, që luajtën ndaj Apolonisë, me ndeshjet që përfundoi në favor të Vllaznisë me shifrat 2-4. Kuqeblutë kaluan në epërsi vetëm se në minutën e 31-të, teksa me nisjen e pjesës së dytë shënojnë edhe një tjetër gol. Apolonia ngushton përkohësisht rezultatin në të 75-n minutë, teksa 4 minuta më vonë, shkodranët realizojnë edhe golin e tretë e më tej të katërtin pak para se arbitri të mbyllte lojën. Fierakët shënuan edhe golin e dytë në minutat shtesë, por pa ndikuar në rezultatin e lojës që sheh Vllazninë në finale.

TURI 1/2 KUPA E SHQIPËRISË U-17

Football Republic 0-1 Durresi 04

Apolonia 2-4 Vllaznia

FINALE

Vllaznia-Durresi 04


Duke kontrolluar karten...