Kupa e Shqipërisë për moshat/ Përcaktohen edhe skuadrat gjysmëfinaliste U-19 - FSHF

Kupa e Shqipërisë për moshat/ Përcaktohen edhe skuadrat gjysmëfinaliste U-19

Football Republic – Partizani dhe  Tirana – Internacional do të jenë çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për moshën U-19.

Këtë të mërkurë janë zhvilluar edhe katër ndeshjet e fazës çerekfinale për grupmoshën U-19, të vlefshme për këtë kompeticion të rëndësishëm nga ku dolën edhe katër skuadrat që do të jenë ende pjesë e garës për të fituar këtë trofe.

Tirana mundi me poker Shkëndijën e Tiranës, një ndeshje që përfundoi me shifrat 4-1. Bardheblutë kaluan në avantazh që në minutën e 25-të me Bircaj, ndërsa në pjesën e dytë, Shkëndija e Tiranës barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 60-të. Pak minuta para fundit, ekipi i Tiranës shënoi edhe tre gola, në harkun kohor të 8 minutave, me Preloshin, Karajn dhe Qefalijan, duke kaluar kështu në fazën tjetër ku do të përballet me ekipin e Internacionalit, që fitoi ndaj Bylisit. Një ndeshje jo e lehtë për të dyja ekipet , që u vendos përmes penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1, teksa nga 11 metërshat, ekipi i Internacionalit u tregua më i saktë, duke siguruar biletën për në gjysmëfinale.

 

Tirana 4–1 Shkëndija e Tiranës

Bylis 1-1 Internacional* (2-4 me penallti)

 

Ndërkaq, në sfidën mes Football Republic – FC Besa, kryeqytetasit triumfuan me rezultatin 4-0, duke kaluar kështu në katërshe, aty ku do të përballet me Partizanin, që kaloi në fazën tjetër pasi mundi ekipin e Akademisë së Futbollit me penallti 6-5, teksa koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1.

 

Football Republic 4-0 FC Besa

Partizani* 1–1 Akademia e Futbollit (5-4 me penallti).

 

Ndeshjet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-19

23.01.2022/ Football Republic – Partizani

23.01.2022/ Tirana – Internacional