Kombëtarja zhvillon seancën e parë në “Tropikal”. Ja të rejat nga kampi kuqezi - FSHF

Kombëtarja zhvillon seancën e parë në “Tropikal”. Ja të rejat nga kampi kuqezi

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar ditën e sotme seancën e parë stërvitore në kompleksin “Tropikal”, Durrës.

Futbollistët, të cilët kanë mbërritur tashmë në grumbullim zhvilluan disa ushtrime fizike dhe më pas edhe një lojë brenda grupit.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Reja nuk është ende i plotë, teksa sonte pritet të mbërrijnë Keidi Bare, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj dhe Armando Broja.

Më herët grupit i është bashkuar edhe mbrojtësi i Tiranës, Erion Hoxhallari, ndërsa është larguar nga grumbullimi portieri Etrit Berisha, për shkak të problemeve fizike, pas konsultave me stafin mjekësor.