Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore në stadiumin e Kardifit - FSHF

Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore në stadiumin e Kardifit

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes miqësore me Uellsin, që luhet ditën e shtunë datë 5 qershor 2021 duke filluar nga ora 18:00.

Kuqezinjtë kanë zbritur sot në orën 17:00 (sipas orës lokale) në fushën e “Cardiff City Stadium”, aty ku do të luhet edhe miqësorja për të kryer një seancë të lehtë dhe për të provuar vendosjen taktike.

Gjatë ditës kuqezinjtë kanë marrë edhe përgjigjet e rezultateve anti-Covid, ku të gjithë kanë rezultuar negativë.

Atmosfera është shumë pozitive dhe të gjithë lojtarët që kanë udhëtuar me skuadrën në këtë transfertë do të jenë të gatshëm për të luajtur të shtunën.


Duke kontrolluar karten...