Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy miqësore me Bosnjë & Hercegovinën, ja datat e ndeshjeve - FSHF

Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy miqësore me Bosnjë & Hercegovinën, ja datat e ndeshjeve

Kombëtarja shqiptare U-17, e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Bosnjë & Hercegovinës në datat 19 dhe 21 maj.

Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve, që do të luhen në Shqipëri.

Ndeshja e parë do të luhet më 19 maj, në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan, në ora 17:00 ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet dy ditë më pas, më 21 maj në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, në ora 10:00.

Ekipi Kombëtar U-17, i drejtuar nga tekniku Bulku do të grumbullohet në datën 17 maj, për t’u përgatitur për këto dy ndeshje, që do të shërbejnë për të testuar futbollistët e rinj.

Vlen të theksohet fakti se Bulku ka zhvilluar tre seleksionime në këtë vit dhe për shkak të pandemisë, ende nuk ka pasur mundësi të shohë ekipin e plotë, me lojtarët që luajnë jashtë trojeve shqiptare.

Në ditët në vijim do të bëhet publike dhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga Ervin Bulku.