Me një fluturim charter ka mbërritur sot në Beograd Kombëtarja jonë me vëmendjen drejt sfidës së dytë të këtij raundi të ndeshjeve kualifikuese të Euro2016.

Kombëtarja jonë mbërrin në Beograd
13/10/2014 6:14 PMÇdo gjë ka proceduar në mënyrë më se të qetë. Nga autoritetet serbe ishin marrë të gjitha masat që skuadra dhe delegacioni shoqërues të udhëtonin në siguri dhe qetësi maksimale. Gjatë gjithë itinerarit, nga aeroporti deri në hotel, ishte bllokuar qarkullimi i automjeteve dhe delegacioni shqiptar ishte i shoqëruar nga forca të shumta policie. E njëjta situatë është ofruar në hotelin ku kombëtarja do të qendrojë, ku sërish forca të shumta të rendit survejojnë zonën.
Kuqezinjtë kanë kryer sot një seancë stërvitore të qetë dhe pa probleme. Skuadra duket e qetë dhe e përqendruar dhe deri tani zbatimi i programit ka proceduar në mënyrë të rregullt.
Objektivi edhe për këtë ndeshje është grumbullimi i sa më shumë pikëve për të rritur pozicionin në grup dhe për të rritur shanset e kuqezinjve drejt Europianit “Francez”.
















