Kombëtarja shqiptare e femrave vazhdon grumbullimin 10-ditor në Ulqin të Malit të Zi, aty ku 23 futbolliste janë vënë në dispozicion të trajnerit Armir Grima dhe stafit të tij. Në kuadër të këtij grumbullimi, fshf.org ka zhvilluar dy intervista të tjera me dy prej lojtareve të ekipit Kombëtar, të cilat kanë qenë edhe më parë pjesë e skuadrës. Qëndresa Krasniqi e Matilda Gjergji kanë folur për këtë grumbullim të parë për këtë vit, lojtaret e reja në skuadër si dhe ndeshjet që Shqipëria e femrave do të zhvillojë në muajin prill.
Krasniqi, e cila e mbylli vitin me Kombëtaren me një super gol ndaj Kosovës nuk e fsheh lumturinë që është pjesë e këtij grumbullimi përgatitor për ndeshjet e muajit prill, teksa vlerëson edhe lojtaret e reja të ardhura në skuadër.
Ftesa nga Kombëtarja? – Jam mjaft e lumtur që jam në këtë grumbullim, që jemi të gjitha së bashku, për t’u ushtruar dhe për t’u përgatitur, për ndeshjet që kemi tashmë, për të qenë sa më mirë bashkë dhe për të arritur rezultate të mira.
Prurjet e reja në skuadër – Besoj se po na shkon mirë, lojtaret e reja janë mjaft lojtare të mira, besoj se do ndihen mirë me ne. Do t’i presim mirë, që të ndihen edhe këto mirë me ne.
Ndeshjet e prillit? – Besoj se me përkushtim e disiplinë do arrijmë të marrim rezultate të mira.
Sakaq, edhe Matilda Gjergji, pjesë tashmë e Kombëtares së madhe shfaqet e emocionuar për grumbullimin me Kombëtaren, duke vlerësuar edhe vajzat për pritjen e ngrohtë që i kanë bërë elementeve të reja që janë afruar në ekip. Gjergji flet edhe për ndeshjet e prillit si dhe për synimet për të ardhmen.
Ftesa nga Kombëtarja? – Është një emocion shumë i veçantë, si grumbullimi i parë për këtë vit. Presim shumë mirë, shpresoj që të shkojë sa më mirë.
Elementet e reja? – Sigurisht që çdo element i mirë që afrohet i ri në ekip, ashtu si jam afruar edhe unë më parë, mund të jetë një ekip shumë i mirë për ekipin, ashtu si unë, mund të jetë një shtysë shumë e mirë për ekipin. Edhe vajzat janë shumë mikëpritëse dhe na kanë pritur shumë mirë.
Kualifikueset e Botërorit 2023 – Shpresoj që me një punë të mirë dhe me vullnet të mund të arrijmë sërish një rezultat të mirë me Armeninë, po ashtu edhe një paraqitje shumë të mirë me skuadrën tjetër.
Synimet?– Shpresoj gjithmonë më mirë se vitet që kam pasur më parë dhe shpresoj të jem sërish pjesë e Kombëtares së madhe, të kem sërish ndeshje dhe sa më shumë minuta.


















