Kombëtarja e 20-vjeçarëve mundet në testin e parë me Malin e Zi U-20 - FSHF

Kombëtarja e 20-vjeçarëve mundet në testin e parë me Malin e Zi U-20

Kombëtarja shqiptare e 20-vjeçarëve është mundur nga Mali i Zi U-20 me rezultatin 2-0 në miqësoren e luajtur sot në kampin stërvitor të Federatës Malazeze.

Trajneri i kuqezinjve Ilias Haxhiraj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Simoni, Ismaili, Musai, Shani, Nuhaj, Memushi, Ruci, Osma, Smajli, Gjumsi, Zijaj. Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 30-të të takimit. Gjithsesi 20-vjeçarët shqiptarë përpiqen të reagojnë, por nuk e gjejnë dot rrugën e rrjetës. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për vendasit, ndërkohë që pjesa e dytë nis me shumë ndryshime teksa trajneri Haxhiraj që bën 4 zëvendësime.

Megjithatë, malazezët janë më të saktë dhe në minutën e 67-të gjejnë edhe golin e dytë, duke fiksuar shifrat në 2-0. Tekniku kuqezi bën edhe disa zëvendëisme të tjera, duke aktivizuar të gjithë lojtarët e grumbulluar, por rezultati nuk do të ndryshojë deri në fund.

Kombëtarja U-20 ka nisur që para dy ditësh grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që do të zhvillojë kundër Malit të Zi. Pas ndeshjes së parë të luajtur këtë të shtunë në Mal të Zi, tre ditë më vonë do të kthehen të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër sfidën e dytë testuese.

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Ilias Haxhiraj ka grumbulluar 23 lojtarë për këto dy sfida, të cilët aktivizohen në kampionate brenda dhe jashtë vendit.

Grumbullimi pesëditor dhe këto dy miqësore i shërbejnë stafit teknik kuqezi për të parë më nga afër gjendjen e lojtarëve si dhe për të vëzhguar futbollistët e rinj që vijnë për herë të parë në këtë grumbullim.

MALI I ZI U-20 – SHQIPËRI U-20 2-0
Formacioni i Shqipërisë U-20: Simoni (Mara 46’), Ismaili (Elbasani 63’), Musai (Goga 46’), Shani (Kaba 46’), Nuhaj (Kurti 73’), Memushi (Elezi 63’), Ruci (Treni 73’), Osma (Paloka 54’), Smajli (Nasufi 73’), Gjumsi (Bardhi 63’), Zijaj (Marku 46’).

Trajner: Iljas Haxhiraj