Kombëtarja e 17-vjeçarëve fiton 2-0 miqësoren me Teutën U-17 - FSHF

Kombëtarja e 17-vjeçarëve fiton 2-0 miqësoren me Teutën U-17

Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi sot një miqësore me Teutën U-17. Ndeshja, që u luajt në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, përfundoi me fitoren 2-0 të kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Ervin Bulku.

Ekipi i 17-vjeçarëve e nisi ndeshjen me këtë formacion: Klevi Totoshi, Arlind Kurti, Heneri Basha, Aron Gjergji, Edmond Lulaj, Ersi Syla, Ersi Zaganjori, Skerdi Xhixho, Arbër Shtraza, Orsi Ageja Dhe Emanuil Guci.

Golat për kuqezinjtë u shënuan nga sulmuesi Ordi Ageja dhe mesfushori Ersi Reci, ndërsa tekniku aktivizoi të gjithë lojtarët e ftuar për këtë miqësore.

Siç është bërë e ditur kjo ndeshje ishte një test i mirë për lojtarët dhe trajnerin Bulku në prag të eventiT ndërkombëtar “Torneo Delle Nazioni” ku Shqipëria do të përfaqësohet pikërisht më ekipin Kombëtar U-17.

Ky turne, që këtë vit do të organizojë edicionin e 17-të, do të zhvillohet në qytetin Gradisca d’Isonzo të Goricias në Itali. Pjesëmarrëse në këtë edicionin të turneut përveç Shqipërisë do të jenë edhe Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Rusia.