Ndërkohë që ndeshja kundër Hungarisë afrohet, kombëtarja ka zhvilluar sot pasdite një seancë stërvitore sipas planifikimit në axhenda. Gjendja e përgjithshme e skuadrës është e mirë pavarësisht se lojtarët akuzojnë një lodhje të akumuluar duke qenë se jemi në fund të kampionateve. Gjithsesi, e rëndësishme është që nuk ka dëmtime dhe lojtarët janë të gjithë të gatshëm për ndeshjen.
Nga ana e trajnerit, vëmendja ka qënë e fokusuar në aspektin taktik të lojës.

















