Kombëtarja bëhet gati për ndeshjen e rradhës‏ - FSHF

Kombëtarja bëhet gati për ndeshjen e rradhës‏

Ndërkohë që ndeshja kundër Hungarisë afrohet, kombëtarja ka zhvilluar sot pasdite një seancë stërvitore sipas planifikimit në axhenda. Gjendja e përgjithshme e skuadrës është e mirë pavarësisht se lojtarët akuzojnë një lodhje të akumuluar duke qenë se jemi në fund të kampionateve. Gjithsesi, e rëndësishme është që nuk ka dëmtime dhe lojtarët janë të gjithë të gatshëm për ndeshjen.

Nga ana e trajnerit, vëmendja ka qënë e fokusuar në aspektin taktik të lojës. 

Pavarësisht se ka ende një seancë tjetër stërvitore ende për t’u zhvilluar përpara ndeshjes së rradhës, objektivi më i rëndësishëm është ai i gjetjes së ekuilibrit optimal të përgjithshëm të skuadrës.


Duke kontrolluar karten...