KF Egnatia shpallet fituese e Kategorisë së Parë - FSHF

KF Egnatia shpallet fituese e Kategorisë së Parë

Egantia e Rrogozhinës është ekipi fitues i kampionatit të Kategorisë së Parë për sezonin 2020-2021, pasi mundi me rezultatin minimal 1-0 fituesit e Grupit B, Dinamon, në finalen e luajtur pasditen e sotme në “Elbasan Arena”.

Një finale shumë e luftuar dhe me shumë raste për gol nga të dyja skuadrat fituese të grupeve A dhe B në Kategorinë e Parë, por gjithçka u vendos nga goli i Ndriçim Shtubinës në minutën e 93-të që përfitoi nga dalja e gabuar e portierit Bakaj. Pas golit të sekondave të fundit të lojës nuk pati më kohë dhe rrogozhinasit rikthehen pas 16 vitesh në Kategorinë Superiore si kampionë.

Medaljet dhe trofeun fituesve ia dorëzoi Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku.