Kategoria Superiore U-13/ Skënderbeu përballet me Internacional Tiranën në finale - FSHF

Kategoria Superiore U-13/ Skënderbeu përballet me Internacional Tiranën në finale

Janë zhvilluar këtë të premte ndeshjet e fazës gjysmëfinale të vlefshme për Kategorinë Superiore U-13, ku në finale do të përballen Skënderbeu – Internacional Tiranën.

Korçarët siguruan biletën për në finale pasi u mundën me rezultatin e thellë 6-0 ekipin e Briansit. Shameti zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 10-të të takimit, ndërsa Proj shënoi dopietë në minutat 15-të dhe 34-t. Shkëmbi shënoi golin e katërt në minutën e 38-të, duke qetësuar kështu korçarët, të cilët mbyllin pjesën e parë të takimit në epërsinë e katër golave. Në fraksionin e dytë të lojës, Cacellari gjen sërish rrugën e rrjetës për Skënderbeun në minutën e 53-të, ndërsa dy minuta më vonë, Asllani vulos rezultatin me golin e gjashtë.

Në ndeshjen tjetër mes Football Republic dhe Internacional Tiranës, janë këta të fundit që do të përballen me Skënderbeun në finale. Një sfidë jo e lehtë për të dyja skuadrat, që kohën e rregullt e mbyllën në barazimin 1-1. Fillimisht ishte ekipi i Internacional Tiranës që kaloi në avantazh me Hykën në minutën e 25-të të ndeshjes. Dy minuta para mbylljes së pjesës së parë, Saliaj barazon shifrat. Loja nuk ndryshon as në fraksionin e dytë të lojës dhe skuadrat i drejtohen 11 metërshave, ku ekipi i Internacional Tiranës tregohet më i saktë, duke triumfuar me rezultatin final 8-7 me penallti.